KUSH ORGANIZON?

Konferenca Fjala nisi në vitin 1998 me mbështetjen e plotë të AEM (Misioni Ungjillor Shqiptar). AEM – Misioni Ungjillor ka qenë në gjendje (me hirin e Perëndisë dhe me mbështetjen financiare të njerëzve të Tij, po ashtu dhe përmes mbështetjes nga Illyrian Gospel Trust), të jetë në gjendje të zhvillojë këtë konferencë mbi baza vjetore.

QËLLIMI I FJALËS

Qëllimi është që ajo të përdoret si një mënyrë inkurajimi i shërbesës Biblike mes kishave Ungjillore në Shqipëri. Duke pranuar që aftësia për të predikuar dhe mësuar janë dhunti shpirtërore, dëshira është të ngrihet modeli i predikimit të mirë si diçka që Perëndia i jep kishës së Tij, e cila mund të mbështetet dhe rritet përmes studimeve dhe përgatitjeve të kujdesshme.

KUSH MERR PJESË?

Fokusi i konferencës është fillimisht pjesëmarrja e pastorëve, predikuesve dhe drejtuesve të grupeve të studimit të Biblës apo grupeve të studimit. Theksi është vënë gjithmonë mbi stilin ekspozues në nxitjen e shërbesën në të cilën Bibla lejohet të flasë vetë për veten. Në të kaluarën e saj kjo konferencë është organizuar duke u mbështetur në shërbimin e predikuesve nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të. Është kënaqësi e veçantë që vitet e fundit predikues shqipfolës dhe me kombësi shqiptare kanë qenë kontribuesit kryesorë.