
David Hosaflook
Adhurimi është jo vetëm thirrja jonë më e lartë si individë por edhe si kisha. Shpesh herë ne e ngatërrojmë të kënduarit ose çfarë ne bëjmë në takime me adhurimin. Shpesh adhurimi ynë është i vakët apo i ndotur me mëkatin. Si një mbretëri priftërore jemi të thirrur që t’i ofrojmë Perëndisë flijime frymërore dhe të jetojmë një jetë adhurimi ndaj Tij. Pyetja që do të trajtojmë në këtë konferencë është çfarë është adhurimi i vërtetë? Ky seminar ka për synim ndërtimin dhe inkurajimin e njerëzve në shërbesë kishtare përmes predikimëve ekzposues.
Predikuesi ynë kryesor sivjet do të jetë David Hosaflook. Ai do të jetë duke folur nga libri i Malakias. Ai shkruan, “Ndërsa epoka moderne e Krishtërimit ungjillor po hyn në dekadën e tretë, ne e gjejmë veten në një luginë plot me rreziqe dhe me mundësira. Kemi një tendenc që të kujtojnë dhe të kemi mall për ato pikat më të larta në përvojat tona frymërore dhe në jetën e kishave tona. Mëgjithatë shumica e jetës sonë të Krishterë kalohet duke shërbyer poshtë në lugina. Libri i Malakias është shkruajtur për njerëz të cilët ndodhen në një luginë. Ne do të studiojmë pasazhe të caktuara të cilat do të na kujtojnë për dashurinë e pandryshueshme të Perëndisë dhe do të korrigjojnë adhurimin tonë të ndotur.”