FJALA 2012 – 2-5 Maj 2012
“Një shtëpi e begatë”
Predikime nga letra e Titit
Nga Dr. Arben Bushgjokaj
Pali e përshkruan veten e tij si një arkitekt i ditur. Ai ishte në të vërtetë i pajisur nga Perëndia në themellimin e kishave. Këtu ai i jep bashkëpunëtorit të tij, Titi, udhëzime se si të ndërtojë kishat të shëndosha në Kretë. Këto udhëzime janë të vlefshme për të gjitha brezat. Në këtë seri predikimesh do të jemi duke parë se si duhet të vazhdojmë misionin e Palit në ndërtimin e kishave. Një nga konceptet më të rendësishme për kishën është që ajo është shtëpinë e Zotit (1 Timoteu 3:15). Ne do të jemi duke parë se si mund të ndërtohet një shtëpi të begatë.
Sesioni 1 – Dr. Arben Bushgjokaj
Hyrja e librit
Sesioni 2 – Dr. Arben Bushgjokaj
Kush do të prijë?
Pjesa e parë- Autoriteti i shërbetorit të Perëndisë- Titi 1:1-4
Këtu do të jemi duke parë burimet e autoritetit të një shërbetor të Perëndisë dhe si këto duhet të ndikojnë në shërbesën tonë sot.
Dr. Arben Bushgjokaj
Sesioni 3 : Seminaret
Vëllezërit: “Cilesite e nje udheheqes frymeror”. Si duhet te jete nje drejues ne kishe? Cfare duhet te kerkojme nga udheheqesit kishtare? Ne kete seminar vellezerit do te jene duke pare disa nga cilesite primare qe duhet te kemi si udheheqesit ne Shqiperi sot. Do te kemi kohe per te diskutuar cfare Zoti kerkon prej nje drejtuesi, cfare mangesite e shikojme ne udheheqesit Shqiptar dhe cfare zgjidhjet dhe strategjite duhet te kemi. Do te kemi nje mundesi per te ndare nga eksperiensat tona dhe te shohim jo vetem teorine por edhe praktiken e udheheqesise frymerore.” Kjo seancë do të drejtohet nga Lee Bradley.
Motrat: Sivjet kemi dashur të krijojmë një hapësirë të veçantë për motrat tona të cilat janë duke shërbyer në mënyrat të ndryshme në kishat e tyre. Do të kemi një studim i titulluar, “Merr zemër” nga Shirley Townsend. Pas studimit do të ketë një mundësi për diskutim dhe për të ndarë eksperiensat personale.
Sesioni 4 – Dr. Arben Bushgjokaj
Kush do të prijë?
Pjesa e dytë – Cilësitë e shërbetorit të Perëndisë- Titi 1:5-9
Titi ka qenë caktuar nga Pali për të përfunduar punën e nisur në kishat e Kretës. Në këtë seans do të jemi duke parë çfarë lloj njerëzish duhet të jemi si shërbetorë të Perëndisë.
Dr. Arben Bushgjokaj
Sesioni 5 – Dr. Arben Bushgjokaj
Si të sillemi në shtëpinë e Perëndisë? Titi 2:1-10, 15, 3:1-2
Në këtë seans do të jemi duke parë se si të sillemi në kishë, ndaj njerëzve jashtë kishës dhe si duhet mësuar kishën nga ana e drejtuesëve.
Dr. Arben Bushgjokaj
Sesioni 6 – Will Niven
Hudson Taylor – Një shërbëtor shembullor
Hudson Taylor ishte themelluesi i Misionit ndaj Kines së Brendshme dhe një pioner në mision. Misioni që ai themelloi kishte një ndikim të madh ndaj lëvizjes misionare perëndimore por ajo që vazhdon të jetë një ndikim i madh është shembullin e jetës së tij. Do të jemi duke prekur disa prej cilësive të tij për të mësuar se si ne mund t’i shërbejmë Zotit sot.
Will Niven
Seanca 6 – Dr. Arben Bushgjokaj
Çfarë e si të dëshmojmë përpara të tjerëve- Titi 2:11-14, 3:3-7, 9-11
Këtu do të jemi duke prekur bazën, përmbajtjen dhe shprehinë e shpëtimit. Do të jemi duke parë së bashku si jemi të shpëtuar, çfarë na ka ndodhur si një pasojë të shpëtimit dhe si të ndajmë këtë me të tjerët.
Dr. Arben Bushgjokaj