MOST RECENT
FJALA 2011 (FIER) 16-19 Mars 2011
Pali – Apostulli “nën presion”
Pali ishte një apostull – një prej një grupi të vogël i cili ishte zgjedhur nga Jezus Krishti si përfaqësues i Tij i veçantë dhe si gur themeli për kishën. Ai ishte ungjilltar i madh, mësues i madh dhe çudibërës. Megjithatë Pali vuajti me tundimin, dekurajimin dhe dështimin. Në letrën e 2-të të Korintasve, ai flet hapur për vështirësitë e tij. Ne mund të mësojmë prej tij se si një shërbëtor i Krishtit mund të vazhdojë besnikërisht, pavarsisht nga presioni i shërbesës së Krishterë.
Seanca 1 dhe 2 – Stephen Rees (2 Korintasve 4:1-5:10)
Pali dhe presioni i shërbesës së Krishterë
A ishte shërbesa e Krishtit një gjë që ishte kollaj për Palin? Jo, shpesh herë ai ishte i përndjekur, i çorientuar, i rraskapitur. Nganjëherë ai ishte tunduar të bëjë kompromis apo të heq dorë. Mëgjithatë ai këmbengulte. Ne do të shohim disa prej tundimeve që Pali kishte dhe mënyra se si ai e ruajti veten kundër tyre.
Një shërbëtor i vuajtur (Çarls Spurxheon) – Will Niven
Spurxheon është njohur si ‘princi i predikuesëve,” si një njeri i cili ishte perdorur prej Perëndisë në shpëtimin e dhjetra mijërave, në mbjelljen e kishave të reja dhe në trajnimin e shumë pastorëve. Ai kishte një ndikim mbarëbotërore nga predikimet e tij të cilët ishin të botuar me miliona kopje. Librat, komentarët dhe po ashtu shembulli i tij si një njeri besnik ndaj doktrinës së shendoshë kishin dhe akoma kanë një ndikim të madh. Sidoqoftë Spurxheon njohu semundje, kundërshtime dhe madje fatkeqësi. Si i kapërceu ky shërbetor i Perëndisë këto sfida kaq të mëdhaja dhe çfarë mund të mësojmë prej tij sot?
Seanca 3 dhe 4 – Stephen Rees (2 Korintasve 10:1 – 11:15)
Pali dhe presioni i kritikave
Pali ishte kritikuar vazhdimisht nga njerëz që i kishin shumë borxh atij. Anëtarë të kishës së Korintit kishin një borxh të madh ndaj tij. Mëgjithatë ata kritikuan për shumë arsye. A i dhembnin ato? Patjetër që po, por ai kishte nevojë ti kapërcente ato. Ne do të shqyrtojmë disa prej kritikave që ishin adresuar Palit dhe se si ai i kapërceu ato.
Seansat 5 dhe 6 – Stephen Rees (2 Korintasve 11:16 – 12:10)
Pali dhe presioni i krahasimeve
Shpesh njerëzit i krahasonin Palin me drejtuesit e tjerë të Krishterë të cilët dukeshin sikur kishin dhunti shumë herë më të mëdha dhe ishin më të sukseshëm. Pali nuk ishte një njeri që të bënte përshtypje në shumë mënyra. Drejtuesit e tjerë dukeshin të fortë, ndërsa aishpreh që ndihet i dobët. A kishte turp Pali për dobësinë e tij? Jo, ai mburrej në të – sepse i jepte Krishtit mundësinë të shfaqte fuqinë e Tij.