Kontakto: +355 69 20 64 518 | Mail: kontakt(@)fjala.org

Rreth Nesh

KUSH ORGANIZON?

Konferenca Fjala nisi në vitin 1998 me mbështetjen e plotë të AEM (Misioni Ungjillor Shqiptar). AEM – Misioni Ungjillor ka qenë në gjendje (me hirin e Perëndisë dhe me mbështetjen financiare të njerëzve të Tij, po ashtu dhe përmes mbështetjes nga Illyrian Gospel Trust), të jetë në gjendje të zhvillojë këtë konferencë mbi baza vjetore.

 

QËLLIMI I FJALËS

Qëllimi është që ajo të përdoret si një mënyrë inkurajimi i shërbesës Biblike mes kishave Ungjillore në Shqipëri. Duke pranuar që aftësia për të predikuar dhe mësuar janë dhunti shpirtërore, dëshira është të ngrihet modeli i predikimit të mirë si diçka që Perëndia i jep kishës së Tij, e cila mund të mbështetet dhe rritet përmes studimeve dhe përgatitjeve të kujdesshme.  

KUSH MERR PJESË?

Fokusi i konferencës është fillimisht pjesëmarrja e pastorëve, predikuesve dhe drejtuesve të grupeve të studimit të Biblës apo grupeve të studimit. Theksi është vënë gjithmonë mbi stilin ekspozues në nxitjen e shërbesën në të cilën Bibla lejohet të flasë vetë për veten. Në të kaluarën e saj kjo konferencë është organizuar duke u mbështetur në shërbimin e predikuesve nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të. Është kënaqësi e veçantë që vitet e fundit predikues shqipfolës dhe me kombësi shqiptare kanë qenë kontribuesit kryesorë.  

Dëshira dhe përkushtimi ynë janë që përmes këtij website-i të vendosim në dispozicionin tuaj materiale të konferencave të kaluara dhe të atyre që do të mbahen në të ardhmen dhe burime të natyrave të ndryshme që ndihmojnë në rritjen tuaj në shërbesën e fjalës.

Back to Top