Fjala 2014 – Lajmërimi i Parë

“Fjala 2014”

Vendi: Hotel “Tropikal,” Durrës

Datat: 28 – 30 Maj 2014

Folësi: Will Niven

Tema: “Shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë” nga libri i Ezekielit

Kostoja e plotë: 2,500 lekë të reja

 

Konferenca “Fjala” u shërben atyre që kanë një përgjegjësi apo janë drejtues në kishën lokale. Synimi i konferencës është që jo vetëm të promovojë predikimin ekspozues, por gjithashtu të përgatisë dhe inkurajojë ata që janë në shërbesë. Tema e konferencës për këtë vit është “Shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë.”

Shërbesa është një koncept që shpesh herë keqkuptohet. Çdokush prej nesh mund të hyjë në shërbesë me motive të përziera (jo të qarta). Shpesh të motivuar nga një dëshirë për përfitim personal, për pozitë, për pushtet, për popullaritet apo nga një dëshirë për  të shmangur realitetin e jetës së punës. Midis atyre që shërbejnë në kisha në shumë raste mungon qartësia, se për çfarë duhet të jenë dhe çfarë prioritetesh duhet të ndjekin. Kjo konferencë do t’i adresohet pyetjes: “çfarë duhet të jemi dhe çfarë duhet të bëjmë që të jemi shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë?”.

Për të arritur këtë qëllim do të studiojmë së bashku 5 tema nga libri i Ezekielit:

1. Njohja e Zotit (Ezekieli 1): themeli i shërbesës.

Themeli i gjithë shërbesës është njohja e Perëndisë. Vetëm duke e njohur Zotin, siç është në të vërtetë, mund të përballojmë sfidat, sprovat dhe vështirësitë në shërbesat tona.
2. Duke dëgjuar thirrjen e Perëndisë (Ezekieli 2:1-3:15): thirrja për shërbesë.

Çfarë kërkon Perëndia prej shërbëtorëve të mbretërisë së Tij? Çfarë mund të mësojmë nga thirrja e Ezekielit për thirrjen tonë?
3. Duke deklaruar Fjalën e Perëndisë (Ezekieli 33:1-20): thirrja që të jemi sogjetarë.

Cilët janë rreziqet e veçanta që janë përballë popullit të Perëndisë? Për çfarë duhet të shikojmë dhe si duhet të reagojmë ndaj rreziqeve që ka kisha?
4. Duke imituar Perëndinë (Ezekieli 34:1-24): thirrja për të qenë barinj sipas zemrës së Zotit.

Nëse Krishti vetë është Kryebariu i shpirtrave tanë, çfarë do të thotë që të jemi nënbarinj në tufën e Tij?
5. Duke u varur tek Perëndia (Ezekieli 36:22-38): shërbesa e besëlidhjës së re.

Cila është shërbesa e besëlidhjës së re dhe çfarë roli ka Perëndia në të dhe në shërbesat tona?

 

Kostoja e plotë përfshin qëndrimit në hotel dhe ushqimin për të gjitha vaktet. Vizitorët gjatë ditës mund të prenotojnë drekën për 1,200 lekë. Nëse dëshironi të qendroni për drekë mund të regjistroni deri në dy orë përpara. Të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë në seminar dhe nuk duan të hanë bashkë me ne mund të vijnë falas.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj jeni të lutur që të regjistroheni sa më shpejt. Data e fundit për pranimin e regjistrimeve është 1 Maj. Kostoja e plotë e konferencës është 2,500 lekë të reja, por ka një ulje prej 500 lekësh nëse rregjistroheni para datës 1 Prill!

Nëse dikush nuk ka mundësi financiare të mbulojë koston e pjesmarrjes, është i lutur të na kontaktojë që do të shikojmë mundësitë për të ndihmuar.

Kjo nuk është një konferencë familjare, prandaj nuk mund të organizojmë përkujdesje e veçantë për fëmijët e pjesëmarrësve.

Për të prenotuar për pjesmarrjen tuaj, ju lutemi të na kontaktoni sa më shpejt!