Fjala 2014 – Lajmërimi i Dytë

“Fjala 2014”

Vendi: Hotel “Tropikal,” Durrës
Datat: 28 – 30 Maj 2014
Folësi: Will Niven
Tema: “Shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë” nga libri i Ezekielit
Kostoja e plotë: 2,500 lekë të reja

Konferenca “Fjala” u shërben atyre që kanë një përgjegjësi apo janë drejtues në kishën lokale. Synimi i konferencës është që jo vetëm të promovojë predikimin ekspozues, por gjithashtu të përgatisë dhe inkurajojë ata që janë në shërbesë. Tema e konferencës për këtë vit është “Shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë.”

Kostoja e plotë përfshin qëndrimit në hotel dhe ushqimin për të gjitha vaktet. Vizitorët gjatë ditës mund të prenotojnë drekën për 1,200 lekë. Nëse dëshironi të qendroni për drekë mund të regjistroni deri në dy orë përpara. Të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë në seminar dhe nuk duan të hanë bashkë me ne mund të vijnë falas.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj jeni të lutur që të regjistroheni sa më shpejt.

Data e fundit për pranimin e regjistrimeve është 1 Maj. Kostoja e plotë e konferencës është 2,500 lekë të reja, por ka një ulje prej 500 lekësh nëse rregjistroheni para datës 1 Prill!

Nëse dikush nuk ka mundësi financiare të mbulojë koston e pjesmarrjes, është i lutur të na kontaktojë që do të shikojmë mundësitë për të ndihmuar.

Kjo nuk është një konferencë familjare, prandaj nuk mund të organizojmë përkujdesje e veçantë për fëmijët e pjesëmarrësve.

Për të prenotuar për pjesmarrjen tuaj, ju lutemi të na kontaktoni sa më shpejt! Xheladin Palushi. (Conference administrator)

Email: xheladin@palushi.com + aem_misioni_ungjillor@yahoo.com
Mobile: +355 69 20 64518 (Xhelo) & +355 696096070 (Geoff – (Xhefi)).